Nga 1 korriku ka hyrë në fuqi aboneja e re për transportin urban në kryeqytet. Ajo është e pajisur me fotografinë e personit që e disponon, i cili sa herë që hipën në autobus duhet të mbajë dhe kartën e identitetit me vete. Mjeti I identifikimit shërben për të provuar pronësinë e abonesë nëse kjo gjë kërkohet nga fatorinoja.
 
Qytetarët që janë përballur me këto kërkesa në sportele, i quajnë procedurat të pajustifikuara.
 
Por Kreu I Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban, Ferdinand Ibrahimi, thotë se kjo abone e re shmang abuzimet nga qytetarët si dhe falsifikimin e dokumentit.
 
Nëse udhëton sot me autobus, duhet të paguash biletë ose të kesh abone edhe për fëmijët mbi 7 vjeç, duke rënduar financiarisht shumë familje. Ibrahimi thotë se shumë kjo gjë duhet të rregullohet me ligj.
 
Shoqata e transportit urban ka pasur kërkesa edhe për abone 2 javore apo 3 mujore, por aktualisht ato nuk prodhohen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re