Skip to content

Abonetë shpërndahen vetëm me foto dhe emër/ Qytetarët në rradhë për orë të tëra: Nuk po bëhemi njerëz, kemi lënë ditën e punës

Bashkia e Tiranës, njoftoi ditën e sotme se të gjithë qytetarët të cilët duan të pajisen me abone të përgjithshme, mund t’I marrin ato pranë stacionit të autobuzave. Kjo gjë ka sjellë kaos pranë dispancerisë të Kamzës. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në këtë dispanceri për të kërkuar abone të përgjithshme. Vlen të theksohet se sipas bashkisë së Tiranës, të gjithë qytetarët që duan të pajisen me abone, duhet t’I kenë ato me emrin dhe foton e tyre.

Qytetarët:

Shqetësimi ynë është se ja nuk po bëhemi dot njerëz. Pse mos të dalin dy a tre ditë më parë aty ti marrim, po duhet të rrimë kështu në rradhë. U bënë 40 minuta. Edhe sa do presim? Shkon 1 orë dhe më ikën puna. Shkoj e më nxjerr jashtë pronari aty se shkoj vonë.

Abonetë tu jepen faturinove, të mos rrimë kështu në rradhë se jemi në punë. Unë po bëj 1 orë këtu në rradhë dhe nuk kam sesi ta marr abonenë. Lekët do I pagujam si tek faturino si tek kioska.

16 mijë lekë kam lënë ditën e punës, edhe 16 aboneja, bëjnë 32 mijë lekë, plus urbanet poshtë e lart.

/faxweb