Pronari Chelsea-t, manjati rus Roman Abramovich, është paraqitur në një gjykatë zvicerane, si pjesë e një çështjeje ligjore 19-vjeçare ku në lojë janë 42 milionë dollarë të pretenduara nga BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Kjo bankë në padinë e saj pretendon se Abramovich dhe të tjerë duhet t’ja kthejnë këtë shumë të njohur prej saj si borxh. Të tjerët janë: manjati rus i naftës Eugene Shvidler dhe kompania energjetike ruse Gazprom Neft.

Padia synon të mbledhë borxhet e mbetura nga firma e Abramovich-it, e cila tani është e zhdukur, Runicom, e cila ishte bazuar në Zvicër deri në falimentimin e saj në 2003.

Shuma fillestare e kërkuar nga BERZH ishte 17.5 milionë dollarë, por kërkesa është rritur në 46 milionë dollarë për të përfshirë interesat dhe kostot.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re