Deputeti demokrat Luan Baçi ditën e sotme është mbledhur së bashku me disa prej delegatëve kryetarëve të grup-seksioneve të PD në Fier për të protestuar mbi ndërrimin e bravave të dyerve në zyrat qëndrore të qarkut.

Baçi tha se kjo qartazi ishte një hakmarrje nga kryetari i PD, Lulzim Basha pasi ksithe parë se delegatët e Fierit e kishin mbështetur masivisht foltoren e ish kryeminsitrit Sali Berisha.

Më tej, Baçi tha se nuk ishte vula apo zyra ajo që të bën kryetar por shtoi se kjo luftë brenda PD do e bënte partinë edhe më të fortë se më parë.

Deputeti i PD, Luan Baçi:

Më duhet ta përmend këtë që absoultisht kjo është një hakmarrje për degën e Fierit për shkak të pjesëmarrjes së lartë të delegatëve që kanë marrë pjesë në foltore. Foltoret janë shkak për këtë, ju e patë vetë këtë që pas Tiranës ishte në Fier një pjesëmarrje shumë e madhe në takimet e Berishës.

Sado e fortë është brenda PD, është një luftë që partinë e forcon. Ne jemi përsëri bashkë dhe jemi të sigurt dhe do ja dalim sepse kundërshtari ynë është Edi Rama. Sot që jeni këtu mund të intervistoni edhe delegatët të cilët kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit.

Zyrat i ka uzurpuar nëj ekip që ka ardhur nga Tirana. Punonjës që janë tek PD me kaçavida e me çfarë kanë ardhur. I gjithë problem ynë është me qendrën. Nuk mund të vijnë të hyjnë forcërsisht të thyejnë derën dhe të marrin të gjithë atë bazë material pa qenë asnjë përfaqësues I degës. PD janë numrat dhe anëtarët nuk janë as zyrat dhe as vulat se këto mund ti merrni dhe ju dh eta quani veten kryetar të PD.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re