Shtyhet seanca për ish drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato.
Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e njërit prej të dyshuarve, pasi ishte sëmurë.
Seanca u vendos për në datën 13 janar.
Sot do të vendosej nëse dosja e saj do të kalonte në gjykim apo jo.
Pak kohë më parë SPAK i ka komunikuar Qatos akuzën për shkelje të barazisë në tendera lidhur me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.
Hetimet ndaj sih-drejtoreshës së ARRSH nisën pas një kallëzimi të bërë nga një kompani ndërtimi dhe Këshillit të Lartë Shtetëror për abuzime me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.
Sipas KLSH, dyshihet se vlera e abuzimit në këtë tender kap shifrën e 5 milionë eurove.
Sakaq në kallëzimin e depozituar nga kompania e ndërtimit, ata pretendojnë se janë skualifikuar nga gara në mënyrë të padrejtë.