Enti Rregullatorë i Energjisë këmbëngul që të gjithë ato biznese, që aktivitet bazë nuk kanë prodhimin e bukës, por të produkteve të tjera me bazë brumi, duhet të paguajnë çmimin e energjisë 14 lekë, si çdo subjekt tjetër.

 

Deri më tani, qindra biznese kanë përdorur aktivitetin e prodhimit të bukës për të përfituar çmim të lirë energjisë 7.6 lekë për kw/h në mënyrë abuzive.

 

Aktualisht cmimi prej 7.6 lekësh kw/h për ata që prodhojnë bukë është në fuqi dhe lehtësisht I zbatueshëm. Cdo subjekt tjetër që prodhon produkte me bazë brumi dhe jo vetëm duhet ti nënshtrohet pagesës si cdo subjekt tjetër prej 14 lekësh- shprehet Elton Rradheshi sekretar I Entit Rregullatorë.

 

Për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate u kërkua që bizneset të ndahen në dy linja, sipas funksionit të aktivitetit. Por kjo masë nuk mjaftoi, pasi mbetet e vështirë për t’u monitoruar. Po ashtu kërkohet ndarja e ambienteve fizike në dy të tilla, për të bërë dhe ndarjen e linjave.

 

Edhe kjo kërkesë mbetet e vështirë për t’u zbatuar në terren, pasi kërkohen dy certifikata pronësie, për prona që shumë biznese i kanë me qira.

 

Ne si bord do të kemi një vendimarrje për ti dhën një zgjidhje si kërkesës së furnizuesit për rishikim të tarifave ashtu dhe shqetësimeve të prodhuesve të bukës.

 

Aktualisht në zyrat e institucioneve përkatëse po qarkullon skenari i rritje së çmimit, që do të thotë një unifikim i tarifave si për furrat ashtu dhe për aktivitetet e tjera. Por kjo mbetet për t’u qartësuar në vijim, për shkak dhe të kostove që do të ketë në çmimin final për konsumatorët një vendimmarrje e tillë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re