Anëtari I këshillit bashkiak të Shkodrës I cili punonte njëkohësisht si jurist në hipoteken e këtij rrethi është arrestuar me akuzën e korrupsionit në këtë institucion.
Arrestimet e juristit të ZVRPP Shkodër Mirjan Bletaj (njëkohësisht këshilltar bashkiak) si dhe shtetasit Sokol Tirana janë bërë me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës për abuzim me pronat.
Po ashtu në kuadër të këtij hetimi janë arrestuar edhe Joan Zefi dhe Ndoc Tara me akuzën e ndikimit të paligjshëm te funksionarët publikë.
Mirjan Bletaj ishte zgjedhur keshilltar bashkiak ne Shkoder nen siglen e LSI por ne maj te ketij viti bashke me 3 kolege te tij kaluan tek Partia Socialiste.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.607, lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K.Penal.
Në kuadër të këtij procedimi penal, me datë 20.09.2018, janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër të dyshuarit:
Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër si dhe Sokol Tirana.
Si dhe janë arrestuar në flagrancë të dyshuarit:
Joan Zefi dhe Ndoc Tara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re