Kisha Katolike e Zelandës së Re u kërkoi falje zyrtarisht të premten viktimave të mbijetuara të abuzimit brenda saj, duke argumentuar se ishte e nevojshme të ndryshohen mekanizmat dhe ajo lloj kulture që bëri të mundur ato abuzime.

Kryepeshkopi i Uellingtonit, Kardinali John Dew, i kërkoi falje në emër të peshkopëve dhe udhëheqësve shpirtërorë të Zelandës së Re Komisionit Mbretëror për të Hetuar Abuzimet në Kujdesin Shtetëror dhe Institucionet Fetare.

“Sot, duke njohur rëndësinë e këtij momenti, ju kërkoj falje, në emër të peshkopëve dhe udhëheqësve shpirtërorë të Kishës Katolike të Zelandës së Re,” tha Kardinali Dew, i cili është gjithashtu president i Konferencës së Peshkopëve të Zelandës së Re. “Ju kërkoj falje në emër të të gjithë atyre peshkopëve dhe udhëheqësve shpirtërorë që na paraprinë. Nuk ka asnjë justifikim për veprimet e tyre – as për tonat – që ju kanë dëmtuar,” shtoi Dew.

Deklaratat e tij janë pjesë e dëshmisë si pjesë e një hetimi nga Komisioni Mbretëror për të zgjidhur akuzat historike dhe aktuale të abuzimit. Kryeministrja Jacinda Ardern themeloi Komisionin Mbretëror në 2018, duke besuar se vendi duhet të përballet me një “kapitull të errët” në historinë e tij, të cilin më vonë e shtriu në kisha dhe institucione të tjera fetare.

Raporti paraprak i komisionit në dhjetor tregoi se gati 250,000 fëmijë, të rinj dhe grupe të prekshme u abuzuan në institucionet fetare dhe shtetërore fetare në vend midis viteve 1960 dhe fillimit të viteve 2000.

Hetimi zbuloi se fëmijët, në disa raste deri dhe jo më të mëdhenj se nëntë muaj, ishin abuzuar për vite me radhë, duke përfshirë përdhunime dhe goditje elektrike, nga punonjës të institucioneve të kujdesit psikiatrik dhe shtetëror, anëtarë të klerit dhe prindër kujdestarë.

“Ne e pranojmë që mekanizmat dhe kultura e Kishës kanë bërë të mundur që të ndodhë abuzimi. Këta mekanizma dhe kjo kulturë ju kanë zhgënjyer dhe duhet të ndryshojnë,” tha Kardinali Dew.

Komisioni Mbretëror do t’i bëjë rekomandimet e tij qeverisë në një raport përfundimtar më vonë këtë vit. Eshtë një nga hetimet më të gjata dhe më komplekse në historinë e historisë së Zelandës së Re.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re