Skip to content

Abuzimet me miliona euro për Hidrovorin e Durrësit, Berisha paralajmëron: Sako, vepër të rëndë penale, duhet të hetohet! Këto ditë do të dorëzojmë në SPAK…




Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta për kandidaten socialiste dhe kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sakon, për abuzimet me fondet e rindertimit nga termeti. 

Berisha paralajmeroi se Sako do te kallëzohet në SPAK, pasi ka kryer vepër penale, duke shpërdoruar detyrën, pasi ka perdorur fondet e rindërtimit për Hidrovorin e Durresit.

“Vetëm projekti i rehabilitimit të infrastrukturës ka kushtuar 7.2 milionë euro.
Prokurimi ishte fiktiv sepse projekti ishte përgatitur nga projektuesi. Data e lidhjes së kontratës është më vonë. Leja është miratuar pa u kryer shpronësimi, edhe kjo një shkelje shumë e rëndë ligjore nga Sako. Sako firmosi për tjetër pozicion dhe tjetër pozicion propozoi Këshilli Bashkiak dhe tjetër pozicion është zbatuar për godinën e hidrovorit. Sako është pra në një vepër të rëndë penale. Kjo zonjë e ka vendin në hetim të thellë të SPAK. Pavarësisht se Rama e paralizon SKAP-in, ne do të dorëzojmë këtë për ndjekje penale. Le ta quajë Rama si të dojë, ajo do të shkojë për ndjekje penale”, tha Berisha.

“”