Tre punonjës së policisë të Sarandës akuzohen për “shpërdorim detyre” nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit pasi kanë vërejtur shkelje në çështjen e abuzimit të një 17 vjeçareje në qytetin bregdetar.

SHÇBA ka referuar në Prokurori, materialet për S.B me gradën Komisar i cili mban detyrën e Shefit të Seksionit të Policimit në komunitet në Sarandë, R.I me gradë n/komisar i cili mban detyrën e specialisti ndaj Dhunës në familje dhe të miturit në Sarandë, dhe inspektorin B.N.

Njoftimi i SHCBA:

“Sarandë – SHÇBA referoi materialet në Prokurori për 3 punonjës policie në Komisariatin e Sarandës për “Shpërdorim detyre”

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pas transmetimit në TV të një emisioni, ku ka dyshime për abuzim me një minorene nga disa persona, menjëherë filloi hetimet duke konkluduar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës, në ngarkim të punonjësve të policisë:

– Komisar S.B., Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë;

– N/Komisar R.I., Specialist për Dhunën në Familje dhe të Miturit, në Komisariatin e Policisë Sarandë;

– Inspektor B.N., SPZ në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re