Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të bërë publike disa ditë më parë ku një baba ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 6 vjeçare duke e goditur me thupër. Ndërkohë gjykata po shqyrton edhe akuzën ndaj tij ku thuhet se mund të ketë ushtruar edhe abuzim seksual ndaj vajzës së tij. Suli është shprehur për Fax News se është ngritur grupi i punës dhe se kjo ngjarje do trajtohet nga shërbimi social i Bashkisë.

“Kemi ngritur një grup pune për rastin në fjalë. Drejtoria e shërbimit social në Bashki po merret për këtë çështje”- u shpreh Suli.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re