Zëvendës kryeministri Erion Braçe është ankuar në Instagram dhe Facebook për çmimin e kripur të një fature restoranti.

Teksa e quan të paligjshme, ai thotë se kjo është faturë e gabuar dhe s’duhet lëshuar.

Ndërkohë, numri dy i qeverisë shkruan në rrjetet sociale se restoranti do humbasë klientët nëse vijon të abuzojë dhe se nesër askush s’do shkojë në këtë restorant.

“Mos e nisni me kemben e gabuar; domethene me faturen e gabuar!

1.Dateri eshte e ndaluar te tregtohet ne kete vend;

2.Nje levrek nuk kushton kerkund 50.000 leke;

3.Ky tigani nuk ka kater kilogram levrek, as 200 mije leke shije;

4.Kjo fatura nuk njihet nga legjislacioni fiskal ne kete vend, por trajtohet nga ligji si e paligjshme.

E thjeshte;

Mos i perzini njerezit!

Ja fitove sot 200 mije leke nga kjo fature!

Neser nuk te vjen me kush!”, shkruan Braçe.

Ndërkohë, qytetarët nga ana tjetër i kanë kërkuar që të mos vrazhdojë të konstatojë por të veprojë. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re