Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për liri për ish-drejtoreshen e Ministrisë së Brendshme Edlira Naqellari, e arrestuar për abuzimin e tenderave të uniformave të policisë.

Naqellari kërkoi shuarjen e masës së arrestit dhe lirimin nga burgu, pasi sipas saj ajo e ka kryer dënimin e dhënë me 1 vit burg nga gjykata në kohën që ka qenë në paraburgim.

Por, kjo kërkesë është rrëzuar nga gjykata pasi sipas togave të zeza të GJKKO-së ditet e dënimit në paraburgim për ish drejtoreshën përfundojnë neser. Në këtë mënyrë Naqellarit i duhet të qëndrojë pas qelive edhe të paktën 24 orë.

Kujtojmë se më 30 dhjetor Gjykata e Posaçme dënoi me nga 1 vit burg Naqellarin dhe 9 të akuzuarit e tjerë për abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Përveç dënimit me burg, për Drejtoreshën e Agjencisë gjykata vendosi edhe 5 vjet heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike.

Zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u arrestuan 8 muaj më parë pas një operacioni të udhëhequr nga SPAK lidhur me abuzimet për tenderin e uniformave të policisë në vitin 2020, vlera e të cilit arrinte në 25 milionë euro.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re