GJKKO ka dhënë dënimit për të akuzuarit në lidhje me tenderin prej 7 milionë lekësh për zjarrfikësen në bashkinë e Durrësit.

Mësohet se Adriatik Velaj është dënuar me 11 muaj burg për shpërdorim detyre, Muhamed Likaxhiu, 10 muaj burg për shpërdorim detyre, Artan Taho dënohet me 10 muaj burg për shpërdorim detyre.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, këta persona kanë abuzuar me një tender përsa i përket blerjes së një zjarrfikësve me shkallë, e cila ka kushtuar plot 70 milion lekë.

Hetmet kanë nisur pas tenderit të zhvilluar nga Bashkia Durrës, në periudhën maj – qershor 2020, me vlerë të fondit limit 70 milionë lekë të vjetra, ku janë evidentuar shkelje ligjore, te kryera nga shtetasit Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu dhe Artan Taho, me cilësinë e  anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, të cilat formojnë elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Gjithashtu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasit Albion Bushi, Lulzime Rami dhe Riza Sulaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të  “Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim.

vijon…

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re