Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e arrestit për 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme me urdhër të SPAK për abuzimet me tenderat.

Arrest me burg:

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO

Ani Omuri, anëtar i KVO.

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

Arrest shtëpie:

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.

Nëntë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme u arrestuan me urdhër të SPAK si të përfshirë në tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë për uniformat e policisë.

Gjatë hetimit, sipas Prokurorisë së Posaçme, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Edlira Naqellari, mbante detyrën e drejtoreshës së blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme, e cila ka rreth 8 ditë që është shkarkuar nga Bledi Çuçi.

Sipas organit të akuzës, më 11 qershor të vitit 2020, në Agjencisë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me objekt “Blerja dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit,” për katër vjet, me fond limit 2,8 miliardë lekë pa TVSH.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re