Gazetarja Klodiana Lala ka treguar një fakt të ri, lidhur me historinë e abūzimit ndaj 15-vjeçares, në zonën e Babrrusë.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala tha se kishte shkuar vetë në zonë dhe kishte marrë vesh një detaj tronditës për një prej katër djemëve abuzues, përveç 65-vjeçarit.

“Një prej abūzuesve është djali i një prej mësueseve të shkollës,”-tha në fjalën e saj gazetarja.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një shtëpi, në zonën e Babrrusë, ku 65-vjeçari abūzoi mbi 15-vjeçaren. 65-vjeçari e filmoi gjithë skenën dhe me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato. E gjendur nën presion, 15-vjeçarja është bindur. Ndërkohë videon u kishte shpërndarë tre të rinjve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re