Partia Demokratike e kryesuar nga Sali Berisha ka denoncuar UKT-në në Durrës për abuzime me paratë e shqiptarëve.

Zëdhënësja Antikorrupsion Genta Vangjeli u shpreh se administratori i UKT, Durrës, Spartak Kovaçi ka përfituar 30 milionë euro, që u përkisnin shqiptarëve.

Sipas saj, gjatë kohës që Spartaku ka qenë në detyrë vetëm njëra nga kompanitë në emër të babait të tij, pra “ADRIATIK” sh.p.k., ka përfituar mbi 30 milionë euro me kontrata publike.

Vangjeli për ta vërtetuar këtë, ajo publikoi një sërë dokumentesh.

”Spartak Kovaçi ka mbajtur detyrën e administratorit të UKT Durrës nga 16 tetor 2013 deri 31 gusht 2022.

Kompania ‘ADRIATIK’ sh.p.k., ka si bashkëpronar edhe Petrit Kovaçin me nga 50% të aksioneve. Ky është dhe babai i Spartak Kovaçit. Gjatë kohës që Spartaku ka qenë në detyrë vetëm njëra nga kompanitë në emër të babait të tij, pra ‘ADRIATIK’ sh.p.k., ka përfituar mbi 30 milionë euro me kontrata publike konkretisht nga: UKT Tiranë, Bashkia Durrës, Bashkia Pogradec, Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara, ndër të cilat spikat për nga vlera kontrata rezultat i procedurës së kufizuar në kuadër të procesit të rindërtimit me objekt: REHABILITIMI I INFRASTRUKTURES SE RRJETIT NE ZONEN E PORTO ROMANOS-KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJRAVE TË SHIUT NË ZONËN URBANE TË QYTETIT TË DURRËSIT FAZA I (Programi i Rindërtimit) me vlerë 2.3 miliardë lekë ose mbi 20 milionë euro vetëm për një kontratë, për këtë kontratë. Kontrata u fitua me 99.9% të vlerës limit.

UKT Tiranë qiras kolegun sivëllain në Durrës me 5 kontrata me vlerë totale 8 milion euro. UKT Pogradec qiras kolegun në Durrës me 1 kontratë me vlerë mbi 2 milionë euro.

Kështu i ndan Edi Rama me bashkiakët e tij paratë e shqiptarëve jo pak por mbi 30 milion euro. Spartak Kovaçi në shkelje flagrante të ligjit në konflikt të hapur interesi në kundërshtim me të paktën nenin 21, nenin 24, neni 31, përfiton para publike”, thuhet në deklaratën e PD-së.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re