Ngjarja e rëndë e abuzimit seksual me një 10-vjeçare në qytetin e Kuçovës, e cila trondit i sot mbarë opinionin publik, e ka zanafillën 2-vite më parë. Mësohet se abuzimi me të miturën ka ndodhur në vitin 2018, kur vajza me inicialet A.D ishte në klasën e tretë dhe vetëm 8-vjeçe. Vetë vajza i ka treguar nënë ditën e sotme të gjithë ngjarjen,  se një ditë kur ishte kthyer nga shkolla e gjen 57-vjeçarin A. D. të dehur në shtëpi dhe ai e merr në dhomën e tij e abuzon seksualisht me të. Pas kësaj i moshuari i kishte thënë se kjo ishte një gjë normale që kryenin të rriturit me fëmijët. Vajza pohon se, fillimisht ajo nuk dinte se çfarë ishte veprimi që kishte kryer 57-vjeçari me të, por kur e kishte kuptuar i kishte thënë të mos e prekte më, pasi në të kundër do tu tregonte prindërve. Në këto momente 57-vjeçari, rrëfen vajza e ka kërcënuar më sëpatë, duke i thënë se po të tregonte do të vriste jo vetëm vajzën por edhe familjen e saj, ndërkohë që abuzimi seksual ka vijuar për 2-vite rresht.

Nëna e vajzës, I.D., tregon se vajza vetëm sot i ka treguar se çfarë kishte ndodhur me të për 2-vite me radhë. Pas këtij rrëfimi, nëna tregon se u tmerrua dhe ka shkuar menjëherë bashkë me vajzën në polici për të denoncuar abuzuesin.

“Unë nuk kam qenë asnjëherë në dijeni për abuzimin. Gjithçka ka ndodhur kur ne ishim në punë dhe kur vajza kthehej nga shkolla. Ajeti vinte çdo ditë i dehur në shtëpi por unë se mendoja të arrinte deri këtu. Nuk kam kuptuar asgjë nga sjellja e vajzës, pasi ajo ka qenë gjithmonë një fëmijë i ndrojtur. U tmerrova kur mësova sot gjithçka dhe doja ta vrisja me duart e mia por më pas shkova dhe e denoncova në polici. Vajza u mor në pyetje dhe tregoi gjithçka por gjendja e saj është e rënduar dhe ka nevojë për mbështetje psikologjike. I bëj apel shtetit të bëj drejtësi dhe kërkoj mbrojtje bashkë me familjen time”-shprehet nëna e vajzës,I.D.

Komshinjtë e dy familjeve, pasi kanë mësuar për ngjarjen vetëm nëpërmjet mediave, kanë dashur të mos japin opinione në lidhje me 57-vjeçarin A.D., duke u shprehur se e njihnin shumë pak atë dhe familjen Duraj edhe pse jetojnë prej vitesh në të njëjtën rrugicë.

57-vjecari Ajet Dume, tashmë i arrestuar nga policia për ngjarjen e rëndë, jetonte i vetëm në banesë. 11-vjet më parë ai ishte njohur me babain  e vajzës që asokohe nuk kishte lindur ende dhe pasi ky i fundit i kishte treguar se jetonte me gruan jashtë, ai u kishte dhënë me qera dy prej dhomave të shtëpisë së tij. Ajet Dume dhe çifti Duraj jetonin prej 11-vjetësh në të njëjtën shtëpi me abuzuesin i cili kishte mbajtur për vete një dhomë ku edhe ka ndodhur ngjarja. Asokohe kur çifti Duraj u shpërngul në banesën e Ajetit nuk kishte asnjë fëmijë dhe 3 vite më vonë lindi edhe vajza A.D e vite më pas vajza e vogël 5-vjeçe./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re