56-vjeçari shqiptar, i cili akuzphet për përdhunimin e vajzës 15-vjeçare partneres së tij në Patisia për 7 vite është lënë në burg.

Para hetuesisë ai pretendoi se e kishte takuar të miturën pasi ajo kishte mbushur moshën 15 vjeç dhe me pëlqimin e saj.

Lexo edhe :Related Posts

Më tej, gjatë kërkimit të faljes, 56-vjeçari dyshohet se ka pranuar krimin e pornografisë, pasi në celularin e tij janë gjetur foto nudo të tij dhe të vajzës së mitur.

Madje, para deklaratës së tij në hetuesi kishte dëshmuar nëna e vajzës.

Sipas denoncimit të të miturës, hera e fundit që 56-vjeçari ka abuzuar seksualisht me të ka qenë pak ditë para zbardhjes së rastit.

E mitura dyshohet se ia ka besuar makthin që po jetonte një shoqeje, e cila e ka bindur të denoncojë në polici.

Akuzat për të cilat 56-vjeçari u deklarua fajtor sot janë përdhunim, abuzim me fëmijët dhe pornografi./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re