Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për 57-vjeçarin Ajet Dume, i cili abuzoi seksualisht për dy vite me 10 vjeçaren nga Kuçova.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, në banesën e 57-vjeçarit Ajet Dume, ku jetonte edhe familja e vajzës prej tre vitesh.

Të shpërngulur nga një fshat i Skraparit, familja e 10-vjeçares ishte vendosur në dy dhoma në ruajtje, pronësi të 57-vjeçarit të cilat ndodheshin në të njëjtin banesë.

E mitura e identifikuar me inicialet A.D., ka denoncuar Dumen, ku ka shpjeguar gjithë historinë e abuzimit dy vjeçar.

Pas denoncimit të bërë, minorenia 10-vjeçare si dhe vizitës mjeko-ligjore, është vërtetuar se mbi të është abuzuar në mënyrë sistematike.

Pasi ka kryer të gjitha veprimet e para proceduriale, policia e Beratit vuri në pranga 57-vjeçarin Ajet Dume, nën akuzën e “Marrëdhënieve seksuale me të mitura”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re