Skip to content

Abuzoi se*sualisht me të miturën për 4 vite/ Shpallet në kërkim ndërkombëtar Edison Sheme! Dyshohet se është arratisur në Greqi

Shpallet në kërkim ndërkombëtar Edison Sheme i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën për 4 vite.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Sheme dyshohet se i është drejtuar shtetit grek, aty ku prej vitesh edhe jeton vëllai i tij.

Gjatë këtyre ditëve, kontrolle të shumta nga policia janë bërë në banesat e të afërmve, miqve e të njohurve të tij jo vetëm në fshatin Sheqeras dhe Barç por edhe në Maliq.

Lexo edhe: “E mora vesh nga letrat që i shkruante”- Motra e 16-vjeçares që u abuzua për 4 vite nga shoku i babait zbulon detajet tronditëse: I thoshte, kur të mbushësh 18 vjeç do të të…

Pas informacioneve të grumbulluar nga policia, Prokuroria e Korçës nxorri urdhërin e kërkimit ndërkombëtar për Edison Sheme, urdhër i cili ju përcoll Interpol Tiranës për të vijuar procedurat e kërkimit ndërkombëtar, si edhe po komunikohet me homologët për të arritur në arrestimin e 43 vjeçarit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth 1 javë më parë në fshatin Sheqeras të Maliqit, pasi e mitura 16 vjeçare denoncoi në polici abuzimin që 43 vjeçari bëri me të që në moshën 12 vjeçare.

“”