Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar nga Fushë Kruja që ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2019 për abuzimin seksuale ndaj një 30-vjeçareje që vuan nga problemet e shëndetit mendor. Atij i është caktuar masa “Arrest me burg” për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot”.
Ndërkohë policia arrestoi shtetasin A. B., 30 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur.
Njoftimi i plotë: Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet në flagrancë 1 drejtues mjeti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Sh. M., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot”.
Ky shtetas, në vitin 2019, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 30 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 30 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb