Një gjykatë në Selanik ka dënuar me 13 vite burg një 24-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur, në një zonë të Greqisë së Veriut.

I pandehuri është shpallur fajtor për akte seksuale me të mitur nën moshën 12 vjeç dhe përdhunim.

Sipas aktakuzës, veprat duket se janë kryer nga viti 2018 deri në vitin 2021, në një fshat në Greqinë Veriore, kur viktima ishte në atë kohë 12 vjeç dhe i akuzuari nuk kishte mbushur moshën 18 vjeç.

I riu mesa duket e ka ftuar të miturën në shtëpinë e tij për të luajtur lojëra elektronike dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.

Veç kësaj, aktet duket se janë kryer në një ambient të jashtëm ku 24-vjeçari ka takuar të miturën.

Në deklaratën e tij, i pandehuri ka mohuar akuzat që i ngarkohen.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re