Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për babain 47-vjeçar, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 15-vjeçare.

Para togave të zeza, 47-vjeçari Bledar Rako nuk e ka pranuar akuzën, por arrestimi i tij u vlerësua i ligjshëm.

Ndaj 47 vjeçarit rëndon vepra penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Kujtojmë se vajza 15-vjeçare i rrëfeu psikologes së shkollës se babai i saj kishte abuzuar seksualisht me të prej 4 vitesh.

Bledar Rako u arrestua në Golem pasi akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij të mitur prej 4 vitesh. Psikologia e shkollës ka vënë re se 15-vjeçarja nuk shoqërohej me askënd dhe qëndronte e mbyllur. Për këtë arsye i ka kërkuar të tregojë çfarë i ka ndodhur dhe pas shumë bisedash, vajza i ka rrëfyer se babai e përdhunon prej 4 vitesh.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re