Dy shqiptarë dhe një grek janë arrestuar nga policia greke pasi ishin prej kohësh në kërkim për vepren e rëndë penale të abuzimit seksual me të mitur.

 

Policia greke ka publikuar identitetin dhe fotografitë e tre personave, të cilët prej 2 vitesh besohet se kanë abuzuar me fëmije të ndryshëm.

 

 

Shtetasi grek I arrestuar është 83 vjec ndërsa dy shqiptarë të lindur respektivisht në 1994 dhe 1996, përkatësisht Altin Gega dhe Jorgo Bulicko.

 

 

Njeri prej tyre ishte i dashuri i nënës së të miturve dhe sipas medias greke, ajo kishte dijeni për abuzimin seksual që u bëhej fëmijëve të saj. Identiteti i nënës nuk është bërë i ditur.

Ndërsa shtetasi grek e përfitonte shërbimin kundrejt pagesës.

 

Publikimi I fotove të tyre është bërë me qëllim ndihmen që mund të japin qytetare në hetimin ndaj tre te arrestuarve të cilët  dyshohet se e kanë kryer veprimtarinë e tyre krimiminale në Makrohori të Verias,.

 

Ndaj dy shqiptrarëve dhe shtetarit grek është dhënë masa arrest me burg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re