Të tjera detaje të rënda janë mësuar rreth rastit të abuzimi që ka ndodhur në Sheqeras të Maliqit, ku një 43-vjeçar prej 4 vitesh dyshohet se abuzonte me një të mitur.
Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar, Edison Sheme abuzonte me vajzën e mikut të tij që kur ajo ka qenë 12 vjeçe, sot 16.
Po ashtu, thuhet se ai i bënte presion të miturës për të mos treguar asgjë. Marrëdhëniet e një pas njëshme kanë ndodhur në një magazinë në pronësi të tij, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie, prej ku do merren filmime nga serveri.
Mësohet se ka qenë e mitura që ka denoncuar në prani të prindërve abuzimin që bënte autori, i cili ishte mik i babait të saj dhe kishin hyrje dalje familjare.
Ndërkohë, policia njofton se ka shpallur në kërkim 43 vjeçarin, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, shpallën në kërkim shtetasin:
E. Sh., 43 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”(dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 16 vjeçare)
Veprimet procedurale me të miturën, janë kryer në prezencën e psikologut, prindit dhe përfaqësuesit ligjor.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për kapjen e autorit të dyshuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
