Prokuroria e Durrësit ka kërkuar pezullim nga detyra në shërbimin publik dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT-së.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musai raportoi se këta punonjës, kanë abuzuar me detyrën që prej vitit 2013.

Sipas hetimeve të prokurorisë, ka rezultuar se punonjësit kishin prishur objekte të cilat ishin të ligjshme dhe për objektet e paligjshme, nuk kishin vepruar sipas ligjit.

“Bëhet fjalë për 9 punonjës, disa të ALUZIN-it, disa të IMT-së, të cilët kanë qenë në funksion që nga viti 2013 këtu në qytetin e Durrësit, ku prokuroria e qytetit bregdetar ka nisur një hetim për legalizimin e disa objekteve të cilat janë ndërtuar në zonën e Xhafzotaj, në tokë shtet. Prokuroria ka zhvilluar hetime përgjatë këtyre viteve dhe njëkohësisht ka nxjerrë urdhër që të mos dalin jashtë kufijve të Shqipërisë, disa punonjës të IMT-së, pasi kanë prishur disa objekte të cilat ishin të ligjshme dhe disa objekte të tjera që ishin të paligjshme, nuk kanë kryer detyrën e tyre për t’i shembur ato.

Bazuar edhe në denoncimet e qytetarëve, prokuroria zhvilloi një hetim disa vjeçar dhe konkludoi që 9 punonjësit e këtyre dy institucioneve janë përgjegjës për disa vepra penale. prokuroria ka parë të arsyeshme që këta punonjës të mos kenë mundësi të dalin jashtë kufijve të Shqipërisë”, raportoi gazetari Musai./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re