KQZ ka propozuar gjobat për partitë politike që kanë abuzuar me fondet e fushatës në zgjedhjet e 25 prillit të viti 2021.

 

Sipas raportit të KQZ-së, të gjitha subjektet kanë shkelur ligjin dhe duhet të gjobiten sipas Kodit Zgjedhorit. E vetmja parti që është gjetur korrekte për shpenzimet elektorale është Partia e Lirisë.

 

KQZ-së evidenton Partinë Socialiste si subjektin që duhet të marrë gjobën më të madhe, plot 55 milionë lekë të vjetër.

 

Kjo, pasi siç thuhet në dokument Partia Socialiste  ka tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore. Shuma e lejuar e shpenzimeve nuk duhet të jetë më shumë se 3 herë më e madhe se shuma më e lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore.

 

Lista me shumat e gjobave e propozuara për secilën parti politike (Gjoba në lek të rinj):

 

PS 5. 5 mln lekë

 

PD 700 mijë lekë

 

PDK 100 mijë

 

Lzhk 100 mijë

 

L. LEGALITETI 500 mijë

 

PR 500 mijë

 

Lzhk 500 mijë

 

Balli Komb. Demokrat 500 mijë

 

Nisma Thurje 600 mijë

 

Bindja Demokratike 600 mijë

 

Lëvizja Demokratike 600 mijë

 

Psd 600 mijë

 

Balli Kombëtar 600 mijë

 

Partia e Lirisë (dikur LSI nuk gjobitet), duke rezultuar kështu si e vetmja parti me raport të rregullt

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re