Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar nga 8 muaj burgim dhe më pas pezullimin dhe dënimin me kusht për 2 vite për tre të pandehurat, Anila Ballhysa, Mimoza Zyberi dhe Ardita Beqiri.

Sipas informacioneve, të treja akuzohen për shkelje të barazisë nëpër tendera. Kanë qenë anëtare të KVO dhe kanë marrë pjesë në 2 tendera me vlerë 5 dhe 15 milionë lekësh të vjetra.

Sipas SPAK, të akuzuarat kanë ndërhyrë në tenderat për spitalin e Elbasanit, duke bërë favorizuar operatorin fitues.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re