Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, duke iu referuar shërbimit të Meteorologjisë bën me dije se në disa zona si Bulqiza dhe Puka termometri do të zbresë në -18 gradë Celsius.

 

Për këtë, ai tha se Agjenci Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri lidhur me të ftohtin që pritet të përfshijë vendin në ditët në vijim.

 

“Meteorologët raportojnë se, ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri mund të të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperatura deri në -1 gradë Celsius. Kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë ditën e hënë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore. Ministria e Mbrojtjes apelon qytetarët, veçanërisht ata në zonat e thella, të ndjekin këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e tyre për të shmangur situata të rënda.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re