Temperaturat e ftohta i kanë vënë fermerët përballë sfidës për të mbrojtur të mbjellat e tyre nëpër sera. Martin Sopiku është një fermer nga Berati, që si zgjidhje të vetme ka gjetur mbulimin e fidanëve me peceta.

 

MARTIN SOPIKU

FERMER

“Pecetat, asnjëlloj mase tjetër, vetëm me peceta. Nuk kam pasur mundësi për t’i mbuluar me plastmas, në dorë të Zotit jemi.”

 

Ndërsa Mariglen Ziu, që ka një serë domatesh në fshatin Samaticë, po i mbron bimët e tij me plastmasë të hedhur sipër.

 

MARIGLEN ZIU

FERMER

“Kemi marrë masat nga ana jonë për të mbrojurr bimët. Po nuk i hodhe këtë lart, kjo është më e pakta.”

 

Të dy fermerët flasin për kosto të shtuara, ndërsa dëmin që do t’u shkaktonte acari nëse nuk do të merrnin këto masa, e vlerësojnë në miliona lekë.

 

MARTIN SOPIKU

FERMER

“Dëmi këtu konsiderohet 5 mln lekë të vjetra me këtë sipërfaqe sere që kam.”

 

MARIGLEN ZIU

FERMER

“Dëmi llogaritet 2-3 milionë lekë për çdo dynym.”

 

Ekspertët e bujqësisë thonë se këto janë masa të nevojshme që duhet të merren nga çdo fermer, për të shmangur dëmin.

 

ILIR PILKU

EKSPERT BUJQËSIE

“Të vendosin  një plastmas ekstra shtesë, duke mbajtur sa më të ngrohtë bimën, e dyta, është një izolim sa më i mirë i serave nga erërat e ftohta. Ka edhe një mundësi të tretë, vendosja e ngrohëseve portativë, kjo kërkon mbështetje nga qeveria. Dy masat e para shkojnë afërsisht në një hektar, 6-7 mijë euro maksimale, kjo është vlera financiare. Është një domosdomshëri sepse rrit vlerën e produktit.”

 

Thirrja që shkon për Ministrinë e Bujqësisë është që mbështetjen financiare ta fokusojë tek ato investime që do të menaxhonin dhe ulnin riskun në bujqësi.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re