Home SHQIPERIA Acari ngrin vendin/ Balluku: Si paraqitet gjendja, ja cila do jetë zona më e ftohtë

Acari ngrin vendin/ Balluku: Si paraqitet gjendja, ja cila do jetë zona më e ftohtë

0
Acari ngrin vendin/ Balluku: Si paraqitet gjendja, ja cila do jetë zona më e ftohtë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ministria e Infrastrukturës ka bërë bilancin pas reshjeve të dendura të dëborës.

 

Në të gjithë akset e vendeve malore, apelohet për përdorimin e gomave të dimrit në makinë. Me zinxhirë kalohet vetëm në aksin Ura e Çerencit-Klenjë.

Ndërkohë për sa u përket temperaturave, Ministria e Infrastrukturës raporton se zona me e ftohtë do të jetë në Shishtavec ku temperatura përllogaritet të jetë deri në -16 gradë celcius. Temperatura të tjera të ulëta do të shënohen në Ersekë dhe në Dardhë përkatësisht -12 gradë celcius.

 

Përsa i përket furnizimit me ujë, në Kukës është çarë linja kryesore për shkak të ngricave. Në rrethet e tjera furnizimi me ujë është normal. Në stacionet e Pompimit nuk ka probleme përfshi edhe furnizimin me energji elektrike.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë