Koreja e Veriut ka kthyer 55 arkivole, që besohet të përmbajnë mbetjet e trupave amerikane të vrarë gjatë Luftës së Koresë.

Gjithsesi, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se arkivolet kanë vetëm një shënim ushtarak dhe se duhet t’u nënshtrohen analizave.

Një ekspert i mjekësisë ligjore tha se analizat fillestare treguan se mbetjet kishte të ngjarë të ishin të trupave amerikane, të vrarë në luftë.

Aktualisht 55 arkivolet me turpar e supozuar të ushtarëve amerikanë po dërgohen nga Koreja e Jugut për në Haëaii, ku pritet të bëhet edhe një ekzaminim më i gjerë.

Koreja e Veriut më parë i ka kthyer mbetjet e supozuara të ushtarëve të huaj që rezultuan të keqidentifikohen. Gjatë ditës së sotme, ushtria amerikane mbajti një ceremoni riatdhesimi në bazën ajrore Osan, në Korenë e Jugut, ku kutitë kishin mbërritur javën e kaluar.

“Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se në ato arkivole janë mbetjet e ushtarëve amerikanë të vrarë në Luftën Koreane”, tha John Byrd, një antropolog i mjekësisë ligjore që punon për agjencinë me qendër në Haëaii.

Në vitin 2011, Peniani ktheu mbrapsh eshtrat e një piloti luftarak britanik, por analizat treguan se bëhej fjalë për mbetjet e një qeni. Pikërisht për këtë arsye, autoritetet amerikane mbeten dyshues, deri në momentin që të ekzaminohen plotësisht të gjitha mbetjet në arkivole.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re