Pas vendimit të Shqipërisë të dëbojë dy diplomatë të Iranit, Irani sot ka reaguar edhe zyrtarisht. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike, Behram Kasimi, ka thënë se në shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve të Ambasadës së Iranit në Tiranë, kanë ndikuar presionet e Shteteve të Bashkuar të Amerikës (SHBA) dhe Izraelit,  transmeton .

Sipas Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, vendimi është marrë pasi
diplomatët iranianë dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cenojnë
sigurinë në vend.

“Mendojmë se kjo iniciativë është bërë për të dëmtuar marrëdhëniet e
mira të Iranit me Evropën. Shqipëria ra viktimë e skenarit të SHBA-ve, Izraelit
dhe disa grupeve terroriste”, u shpreh Kasimi, duke folur për agjencinë
zyrtare iraniane IRNA.

Kështu, duke deklaruar se në vendimin e marrë nga
Shqipëria kanë ndikuar shtetet e tjera, ai rikujtoi se vendi në fillim është
mirëpritur nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dhe Këshilltar i
Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve, John Bolton.

Kasimi tha se do të bisedojnë me zyrtarë të Shqipërisë në lidhje me këtë
çështje.

“Shqipëria duhet të jetë në gjendje të ruajë pavarësinë dhe sigurinë
si dhe të mos u lejojë vendeve të tjera të ndikojnë në marrëdhëniet e saj me
Iranin”, tha zëdhënësi iranian.

Kujtojmë se dje Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë
konfirmoi për AA vendimin për shpalljen si të padëshirueshëm të dy diplomatëve
të Ambasadës së Iranit në Tiranë, shkruan Kosova
Post.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re