Vendosja e masave kufizuese diten e sotme nga ana e Komitetit Teknik te Eksperteve per mbylljen e lokaleve pas ores 20.00 e deri ne oren 06.00 te mengjesit, ka provokuar debat ne emisionin “Open”!
Kohët e fundit jo vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe politikanët kanë filluar të shkelin ligjin, duke mos respektuar masat anti-covid, madje këtë e bëjnë hapur dhe fotot i publikojnë nëpër rrjete sociale.
Lidhur me këtë temë është zhvilluar një debat i fortë në “Open”, ku Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata tha se lokalet në disa qytete turistike kanë punuar gjatë gjithë natës.
Ai la të nënluptohej se ka pronarë lokalesh që janë të favorizuar nga politika dhe nuk mbyllen pas orës 22:30.
“Ju morët masa para festave të fundvitit, por lokalet punonin, madje disa edhe gjatë gjithë natës. Në Korçë ka pasur lokale që kanë punuar gjithë natën. Kur ‘kunati i shokut Xhemal’ punon gjithë natën nuk duhet t’ia lini fajin qytetarëve.
Qytetarët mund të bashkohen me ju për disa ditë por ata në lokal do festojnë. Tani kemi një festë tjetër. Edhe kjo festë do të festohet. Personat në terren nuk kanë bërë punën siç duhet”- tha Gjata.
