Skip to content

“Adel shkatërron Korfuzin, qytetarë të bllokuar në makina në rrugë, lumenj që dalin nga shtrati

b68ff4bb 4905867

Moti i keq ka shkaktuar probleme serioze në Korfuz, ku shirat e rrëmbyeshëm të mërkurën në mbrëmje i shndërruan rrugët në lumenj, duke bllokuar banorët në makinat e tyre.

Situata është veçanërisht kritike në zonën e Potamos, ku, sipas faqes lokale të internetit enimerosi.com, rrugët janë plotësisht të përmbytura dhe të paarritshme.

Në të njëjtën zonë, në rrugën Sp. Peroulaki, shoferët mbetën të bllokuar.

Sipas kerkyrasimera.gr, probleme serioze po raportohen edhe në zonën e Alykes, ku rrugët dytësore janë shndërruar në përrenj.

Sipas autoriteteve, situata në rrugët në Sp. Armeni konsiderohet e rrezikshme pasi niveli i ujit po rritet vazhdimisht dhe pritet të përkeqësohet për shkak të përrenjve që rrjedhin nga malet.

Zjarrfikësit kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për banorët, duke theksuar se duhet të shmangin çdo trafik në zonat e prekura, veçanërisht në zonën e Potamos dhe në rrugën Spyrou Peroulaki, pasi ekziston një rrezik i menjëhershëm.

Salla e mbledhjeve të këshillit bashkiak u përmbyt.

Salla e mbledhjeve të këshillit bashkiak u përmbyt nga uji i shiut, duke detyruar shtyrjen e mbledhjes. Një rast tipik ishte edhe rasti i një gruaje që duhej të dërgohej në spital nga zjarrfikësit.

Përshtati në Shqip S