Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas ndarjes së çmimit Nobel në letërsi, që u fitua nga shkrimtari austriak, Peter Handke, që njihej si adhurues i Millosheviçit.

Në një reagim në anglisht në Twitter, Rama shkruan se kjo gjë i ka shkaktuar ndjesinë e të vjellit, dhe e quan një turp.

“Kurrë nuk kisha menduar se do të bëhej për të vjellë për shkak të një çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga një autoritet moral, siç është Akademia Nobel, turpi është vulosur si një vlerë e re. JO, ne nuk mund të bëhemi kaq të ftohtë ndaj racicizmit dhe gjenocidin”, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re