Skip to content

Adivije Alibali Sharofi (1934)

Adivije Alibali Sharofi, Gruaja që sfidoi kohën!

Në këtë ditë të shenjtë për ju dhe familjen tuaj, ju urojmë jetë të gjatë dhe plot gëzime në shpirtin tuaj.

Të gjithë e njohin si Mamica motra e Gjergjit në filmin Skënderbeu. Portreti i saj për këtë rol nuk i shpëtoi syrit të regjisorit të njohur rus Sergei Yutkeviç, i cili mes shumë kinoprovash nguli këmbë pikërisht për Adivijen , vajzën e re që ishte 18 vjeç e cila në atë kohë ishte një balerin e shkëlqyer.

Filmi Skenderbeu u prit shumë mire në Shqipëri, Moskë dhe në shumë vende të botës duke filluar që nga Amerika. Por pas kësaj për Adivijen filloj kalvari i një jete plot brenga. Ajo bashkë me familjen e saj do të internohesh në fshatrat e Beratit për paradokset e kohës. U përshtat dhe punoi me shpirt për të rritur fëmijët e saj.

Si një burrnesh dibrane, ajo i rrezistoi halleve dhe mundimeve që kaloi dhe sot përjeton gëzimin që i ofron jeta bashkë me të dy djemtë e saj, me nipër e mbesa duke kujtuar më të mirat e kësaj jete. Ajo di të fal se artisti e ka zemrën e madhe dhe shpesh të kaluarën e rrëfen si një ëndërr të keqe.

Adivija përherë ka respektin e popullit në kujtesën e të cilit ka mbetur ajo Mamicë e bukur dhe trime ashtu si vajzat tona shqiptare. Edhe sa vite t’ju doj zemra Mamica jonë e mire Adivije Alibali Sharofi!

(S.Jace)

/aktoretshqiptare.info