Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani, ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale, se Administrata e Bashkisë Kolonjë po intimidon qytetarët dhe po shpërndan para.

“Administrata e Bashkisë Kolonjë po shpërndan para dhe po blen vota. Po intimidon votuesit në këto momente kritike”, shkruan ai, ndërsa i ka bërë thirrje urgjente Task-Forcës së SPAK.

Po ashtu Enton Çaçani pretendon se punonjësit e administratës janë përpjekur të nxjerrin fletët e votimit nga qendrat e votimit, gjë për të cilin ai thotë se është planifikuar të ndodh edhe ditën e nesërme.

“Do përpiqen ta bëjnë dhe nesër gjate votimit, kështu i kane planet. I dimë te gjitha. Informacioni vjen i siguruar nga brenda tyre”, shkruan Çaçani.

Denoncimi i Enton Çaçanit

Thirrje urgjente për Task-Forcën e SPAK!

Vëmendje për të gjitha strukturat dhe sidomos për komisionerët tanë!

Administrata e Bashkisë Kolonjë po shpërndan para dhe po blen vota. Po intimidon votuesit në këto momente kritike.

Si gjithmonë, ndjekin të njëjtin avaz të vjetër, dalin natën, në ditën e fundit, dhe ndajnë parat e krimit dhe korupsionit.

Janë përpjekur të nxjerrin fletët e votimit nga QV-të dhe po mundohen të manipulojnë procesin. Do perpiqen ta bejne dhe neser gjate votimit, keshtu i kane planet. I dime te gjitha. Informacioni vjen i siguruar nga brenda tyre.

E kanë parë veten ngushtë, e ndiejnë që po humbin pushtetin. U janë errësuar sytë dhe janë kthyer në hijenat e nates.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko