Pjesë nga fjala e Gjikurisë: 

Dua të falenderoj të gjithë himariotët që më mbështetën në këtë fushatë të shkurtër, ishte fushate e qetë dhe e sinqertë.

I falenderoj që panë në fëtyrën time një njeri që mund të bënte diçka për Himarën.

Falenderoj partitë opozitare dhe  stafin tim, për besimin.

Do të jem këtu për numërimin. Himariotët kanë verdiktin e tyre, ata folën. Mendoj që asnjë njeri nuk do ti prekë këto kuti.

Mendoj që asnjë njeri s’do ti prekë këto kuti, sepse janë kutitë ku himariotët vendosën për djalin e tyre të ardhshëm.

Duhet të dini një gjë, që këtu në këtë fushatë kishte zbritur e gjithë administrata shtetërore e cila me presione dhe kërcënime kanë frikësuar një pjesë, por himariotët nuk i tremben kërcënimeve.

Përqindja e pjesëmarrjes në zgjedhje tregon që himariotët nuk e ulin kokën.

Kjo është puna e KQZ, jo puna ime. Unë do të pranoj verdiktin e himariotëve.

Unë do të jem fitues, Tavo po desh të punojë për mua është i mirëpritur.

Vijon…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re