Eksperti i punësimit, Erion Muça në një intervistë ka komentuar punësimet në administratë dhe ndërprerjen e kontratave, ku tha se në vendin tonë janë përzier pozicionet ‘politike’ karshi atyre publike.

Muça tha se duhet të ketë përgjegjësi personale mbi titullarin i cili firmosh shkarkimin për punonjësin në mënyrë të padrejtë pasi dëmi bëhet mbi shtetin, në momentin që ngrihet një padi.

Pjesë nga biseda:

“Mekanizmat në mënyrën sesi shkelet kontrata me punonjësit janë vërtet problematike vitet e fundit, kjo si rrjedhojë e një elementi që po kthehet në model në mosndëkushemërinë, që rëndon në buxhetin e shtetit. Gjithë format apo mënyrat sesi njerëzit shkarkohen nga puna në administrata nuk vjen nga mosdija, por dhe nga mënyra sesi punësohen”.

Punësim me mënyra politike apo tejmbushja gjatë fushatës elektorale?

Në Shqipëri administrate publike është e përziere me atë politike, ku në vendet e botës këto janë të ndara. Kudo dikush që futet në administratë publike del në pension me të. Këtu nuk dihet të ndahet ku është administrate politike me atë publike, pra në këtë pasqyrë çdo lloj forme e mënyrës së punësimit, fakti që ndërpritet kaq shumë në masë kur të gjithë e njohin ligjin dhe sërish e shkelin, bëhet me plan që të përfitojnë dhe ata që kanë kontribuar për x gjë në politikë.

Edhe punësimet bëhen si shpërblim pas angazhimeve politike?

Kjo është provuar në fushatë elektorale, ku kemi një mbifryrje të administratës ku nuk justifikohet nevoja në lidhje me funksionet e shërbimit, ku nevoja për punonjës ose duhet të ulet ose të modifikohet në lidhje me aftësitë dixhitale por jo të fryhet në një numër të pajustifikueshëm.

Përgjegjësia duhet të jetë për institucionin apo dhe për titullarin?

Përgjegjësi personale do thotë që ai që ka përgjegjësi mbi firmën për shkarkimin e padrejtë, duhet të përballet me ligjin për dëmet që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit. Kur nuk e trajtojmë fajësinë individuale atëherë është e çalë çdo vendimmarrje, çdo punonjës i shkarkuar në mënyrë të padrejtë padit shtetin dhe ky i fundit duhet të verë para përgjegjësisë titullarin.

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re