Administrata talebane ndaloi përdorimin e valutës së huaj në Afganistan, vend i cili është përfshirë nga kriza ekonomike.

Zv.zëdhënësi i talebanëve, Bilall Karimi në një deklaratë për gazetarët tha se për shkak të situatës ekonomike dhe interesave kombëtare në vend, dëshirojnë që nga të gjithë të përdoret valuta afgane në të gjitha proceset.

Duke bërë të ditur se nga biznesi i vogël, tregtarët dhe populli duan që të mos përdorin njësinë e valutës së huaj, Karimi potencoi se përdorimi i valutës së huaj ka efekte negative mbi ekonominë e vendit dhe dëmton popullin.

Ai më tej informoi se do të ndërmerren masa ligjore ndaj atyre që nuk zbatojnë këtë vendim.

Në anën tjetër Banka Qendrore e Afganistanit më 15 shtator u bëri thirrje të gjithë qytetarëve afganë të përdorin monedhën afgane.

– Kriza ekonomike dhe pamjaftueshmëria e parasë (cash) në vend

Bankat të cilat qëndruan të mbyllura për rreth dy javë pasi talebanët morën kontrollin e Kabulit, nuk mund të plotësojnë nevojën e popullit për para.

Për shkak të pamjaftueshmërisë së kërkesës monetare vazhdojnë radhët e gjata përpara bankave. Me rënien e qeverisë, u shënua një rritje prej rreth 15 për qind tek dollari dhe çmimi i shumë produkteve në vend u rrit.

Për shkak të pamjaftueshmërisë së parasë në Afganistan, qytetarët mund të tërheqin nga bankat jo më shumë se 20 mijë afgani (rreth 200 dollarë) në javë.

Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Qendrore Amerikane ndërprenë më parë qasjen e Afganistanit në fondet ndërkombëtare.

Në anën tjetër shumë vende refuzojnë njohjen e qeverisë talebane. Ekspertët paralajmërojnë se vendi po shkon me shpejtësi drejt një fatkeqësie ekonomike.

SHBA-ja ka ngrirë rezervat e qeverisë afgane në bankat amerikane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re