Vazhdon puna për pastrimin e kanaleve kulluese në Njësinë Administrative Daiç të Bashkisë së Shkodrës. Aktualisht po punohet në fshatrat Shirq dhe Darragjat, ku po punohet për pastrimin e kanaleve tl dyta dhe të treta.

Deri në këto momente, janë pastruar 3700 metër linear kanale kulluese ndërsa ecuria e punimeve është inspektuar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi.

Në Njësinë Administrative Dajç, sipas planit vjetor të punës, do të pastrohen 21.000 metër linear kanale kulluese, me një volum gërmimi 18.000 metër kub. Përveç fshatrave Shirq dhe Darragjat, puna do të fillojë edhe në fshatin Dajç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re