Administratori i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu ka deklauar se kanë vënë në dispozicion të task-forcës dhe ministrisë së shëndetësisë pajisje në kuadër të masave kundër koronavirusit.

“Ne këtë shifër e kemi vënë në dispozicion të autoriteteve dhe kam diçka dhe unë dua që kur ka një kaos, mirë është që çdo gjë të qendrojë e centralizuar. Këto pajisje ne ia kemi vënë në dispocion task-forcës, ministrisë së Shëndetësisë në cdo moment që do u duhen . Mund të vi radha edhe tek spitalet tona”, th ai në emisionin “Opinion”

Allajbeu thotë se mund të jetë e afërt koha që edhe spitalet private në vend të trajtojnë pacientë me koronavirus.

“Ne këtë do e lëmë në dorë të autoriteteve. Të jemi si një kapacitet i shtuar. Atë investim që ka bërë sektori privat është një investim që rrallë gjendet në rajon. Çdo gjë do të jetë e kordinuar nga task-forca. Ne nuk do të krijojmë pole të veçanta”, u shpreh ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re