Një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin në Pogradec përpara disa muajsh, ku një i moshuar u arrestua, me akuzën se kishte përdhunuar një të mitur.

Tashmë, ADN-ja hedh dritë mbi rastin e përdhunimit të 12 vjeçares në Pogradec.

Analiza e ADN-së ka përputhur materialin gjenetik të fetusit me atë të të dyshuarit, një 67 vjeçarit Rrushan Selko, me njohje familjare me familjen e vajzës.

Sipas informacioneve, e mitura ka dëshmuar në prani të psikologut, duke treguar për kërcënimet e vazhdueshme që i janë bërë për të mos e bërë publike ngjarjen. Familjarët janë marrë disa herë në pyetje, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar çdo detaj të rastit.

Ndërkaq, e mitura ka abortuar foshnjën.

Ngjarja e rëndë u zbulua në Pogradec dhe u bë publike  në media në 30 dhjetor.

Hetimet kanë nisur menjëherë pas konfirmimit të shtatzënisë së të miturës, e cila në atë kohë rezultoi rreth 22 javëshe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re