Tabloidi britanik DailyMail raporton se adoleshentët shqiptarë po hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe po u bashkohen më pas bandave të drogës, me qëllim që të dërgohen në burg dhe për të kërkuar azil.

Të rinjtë e dëshpëruar sipas medias britanik po përfundojnë në disa kafene që përdoren si mbulesë për aktivitete të paligjshme nga bandat si ajo  Hellbanianz dhe shume shpejt rekrutohen për të punuar në fermat e kanabisit ose për të shpërndarë drogë në pronat e Britanisë.

Të vëzhguar nga afër prej bandave, adoleshentët punojnë për të shlyer borxhin e tyre ndaj personave që i ndihmuan për të hyrë në vend dhe për të dërguar para në shtëpi.

Nëse kapen nga policia, burrat pranojnë burgun pasi avokatët e mafias përdorin një arsyetim për të bllokuar deportimin në Shqipëri duke pretenduar se ishin viktima të skllavërisë moderne, ka pohuar një ekspert i bandës.

DailyMail shkruan se shqiptarët përbëjnë përqindjen më të madhe të njerëzve që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm vitin e kaluar kishin hyrë 12,561 persona, duke udhëtuar me anije të vogla.

Bandat shqiptare siç raportohet kanë kapur kontrollin e ekonomisë së kokainës në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 20 vjetëve të fundit pasi kanë krijuar një aleancë me kartelet e drogës në Amerikën Latine.

Midis tyre, banda Hellbanianz që gjendet në pronën Gascoigne në Barking, që gjendet në Londër lindore, konsiderohet një grup me ndikim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re