Një 15-vjeçar  nga Tepelena ka përfunduar  në urgjencën e spitalit të Gjirokastrës i plagosur

Sipas burimeve nga spitali adoleshenti ka një plagë  në pjesën e barkut.

Ngjarja  ka ndodhur mëngjesin e sotëm (8 mars) në stacionin e autobusëve të qytetit.

Kanë qenë dy të mitur ata që janë përfshirë në sherr, ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar i plagosur.

Njoftimi i policisë:

Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen “18 shtatori”, gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re