Një nxënës i shkollës së mesme në provincën Yozgat të Turqisë ka dizajnuar një pajisje për personat me shikim të dëmtuar përmes së cilës ata do të jenë në gjendje të ndjejnë pengesat në rrugë.
Metehan Selvi tha se pajisjen e ka dizajnuar me ndihmën e mësueses së tij. Për sa i përket inspirimit për ta dizajnuar pajisjen speciale, Selvi tha se vendimtare ka qenë një video të cilën e kishte parë, në të cilën shfaqet një person me shikim të dëmtuar i cili bie në një pusetë.

Pajisja mund të detektojë pengesa në rrugë në një distancë prej dy metrash, duke alarmuar përdoruesin përmes zërit dhe vibrimit.
Mësuesja e cila kishte ndihmuar dizajnimin e pajisjes, Busra Karabacak, u tha gazetarëve se pajisja portabël mund të ngjitet në dorë, kokë ose në këmbë./AA/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re