Një vajzë 18 vjeçare në Kanada ka fituar xhekpotin e lotarisë me biletën e parë të saj që ka blerë ndonjëherë.

Sipas një lajmi në BBC, Charlie Legarde e cila jeton në Quebec dhe e cila më 14 mars ka mbushur 18 vite, kishte blerë një biletë lotarie për herë të parë dhe një shishe shampanjë për ta festuar këtë ditë.

Lagarde, e cila ka fituar xhekpotin në vlerë prej 780 mijë dollarësh, në vend të të gjitha parave, ka zgjedhur të marrë nga 1.000 dollarë në javë për tërë jetën, gjë që nuk i nënshrohet taksave.

“Ky është një fillimi i mrekullueshëm për një zonjushë të re”, ka thënë Patrice Lavoie, zëdhënësi i lotarisë.

Lagarde, nga ana tjetër, ka thënë se paratë planifikon t’i shfrytëzojë për arsim dhe udhëtime, shkruan aa. “Dua të studioj fotografinë. Një nga ëndrrat e mia është të punoj për National Geographic”, është shprehur Lagarde.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re