Një 14 vjeçare nga Patosi është larguar nga banesa, duke humbur komunikimin me familjarët.

Babai i saj, ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e vajzës së tij adoleshente e cila prej datës 22 qershor nuk ka asnjë kontakt me të afërmit.

“Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi 39 vjeçar, banues në Patos, se në datë   22.06.2023 është larguar nga banesa vajza e tij 14 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 14-vjeçares”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re